Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken tha se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër është mirëpritur nga SHBA-të, përcjell Gazeta Papirus.
Blinken theksoi se ndjehet krenar për mbështetjen e kësaj marrëveshjeje dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikën vazhojnë të jenë të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe autoatlantik.
Postimi i plotë i tij:
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja që Kosova dhe Serbia arritën dje. Ne jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik.”/Gazeta Papirus/