Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me temperatura rreth 0 gradë Celsius, ndërsa dita pranverore me rritje të temperaturave afërsisht deri në 19 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi do të mbajë mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave duke filluar nga Shqipëria. Temperaturat maksimale do të jenë pranverore deri në 20 gradë Celsius në shumë vise.
Të martën na pret mot kryesisht i vranët, por në disa vise priten intervale kohore me diell. Po ashtu do të ketë reshje shiu, paksa më intensive në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe gjysmën jugore të Kosovës, ndërsa reshje krejtësisht të pakta shiu priten në veri të Kosovës.
Nga e mërkura përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave. Na presin disa ditë pranverore me temperatura maksimale rreth 20 gradë Celsius./MeteoBallkan