Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e zhdukjes së Melisa Krasniqit nga Kaçaniku.
Drejtori rajonal i policisë në Ferizaj, Basri Shabani për Indeksonline thotë se Policia është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e vajzës së zhdukur.
“Ju konfirmoj se është raportuar në stacionin policor në Kaçanik për një vajzë të zhdukur e moshës rreth 15 vjeçare, policia është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e vajzës së zhdukur”, thotë ai.
Ndërkaq është publikuar edhe fotografia e vajzës, me kërkesë të familjes.
I angazhuar në kërkimin e Melisës, është edhe aktivisti i kërkim-shpëtimit Ridvan Tahiri-Riki.
Siç njofton Tahiri, kërkimet janë duke u bërë në tri qytete.
“Vemendje!!!!Ftoj te gjithe kordinatoret e vullnetarve,posaqerisht grupet “Kerkim-Shpetim” qe te jen ne gjendje gadishmerie per intervenim.Person i humbur mosha minor femij 13 vjeq,lokacionet e kerkimit do te behen ne tri qytete.Ftoj te gjithe qeytetaret per bashkpunim,ne veqanti Taxit,linja e Autobusave etj.Jemi ne pritje te autorizimit te familjes per postimin e fotos dhe info shtes.Me rrespekt Vullnetaret”, shkruan ai.