Në kohën kur Lumir Abdixhiku erdhi në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte bërë disa ndryshime në degën e kësaj partie në Podujevë.
Në krye të kësaj dege ishte Agim Veliu, mirëpo Abdixhiku me ardhjen në krye të partisë, rezultoi që Ekrem Hyseni të jetë kryetari i degës së LDK-së në Llap.
Edhe pse ka kaluar kohë, Veliut si duket ende nuk i ka kaluar inati me Abdixhikun.
Një video është duke qarkulluar në rrjete sociale nga tubimi i 33-vjetorit të LDK-së në Podujevë ku përkrahësit e LDK-së janë mbledhur në një sallë me qindra të pranishëm, gjithashtu në këtë video shihet prezenca e Abdixhikut dhe Veliut.
Dalja në skenë e Abdixhikut ka ngritur gjithë pjesëmarrësit në këmbë, po jo edhe Veliun i cili shihet si ndër të vetmi i ulur në karrige teksa kryetari mbante fjalimin.