Arsenali ka vazhduar me rezultate pozitive në Premierligë.
Ata fituan me rezultat 4-1 përballë Crystal Palace në ndeshjen e javës së 28-të.
Golat për Arsenalin i shënuan Martinelli (28’), dy Saka (43’&74’) dhe Granit Xhaka (55’).
Ndërsa golin e vetëm për Crystal Palace e shënoi Schlupp (63’).
Me këtë fitore, Arsenali është në vendin e parë me 69 pikë, tetë më shumë se Manchester City.