Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje.
Këtë herë në rrahje janë përfshirë katër persona, që dyshohet se u kapën për shkak të një mosmarrëveshje momentale derisa ishin në trafik. Përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës, me ç’rast një person mbeti i lënduar.
Burimet nga Prokuroria për Sinjalin kanë bërë me dije se fillimisht palët janë kapur mes vete verbalisht, ashtu që tre të dyshuar e kanë rrahur dhe njëri prej tyre e ka therur me thikë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për pasojë, i riu ka marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes.
Dy nga tre të dyshuarit kanë ikur nga ikur nga lokacioni ku ndodhi rasti, teksa tjerri është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, kurse veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e dy të dyshuarve të tjerë.