Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni po ankohet se kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ia ka fshirë një koment në statusin që ky i fundit e kishte publikuar në Facebook ku e kritikonte Kurtin për çasjen e tij në takimin e Ohrit.
Hyseni për fshirjen e komentit nga ana e Abdixhikut ka reaguar duke e postuar të plotë komentin e tij.
“Lumir Abdixhiku, “lideri” i LDK-së, paska bërë një deklaratë sonte vonë, ku paska thënë që Kurti ka bërë gabime të pariparueshme në Ohër. Përtej prakatikës time, për herë të parë komentova në murin e ndokujt në FB. Pas vetëm pak sekondash, vërejta se syri “vigjilent” i Lumirit, më kishte bllokuar dhe kishte fshirë komentin tim.. Kjo është akoma më shqetësuese! Një lider partie nuk e ka guximin të perballet me kritikën!
“Nuk e kam zakon dhe ështe hera e parë që komentoj në murin e dikujt, por ja që nuk munda të mos komentoj hipokrizinë tënde politike, Zotëri Lumir Abdixhiku. Ka kohë që kam thënë se Kurti do të bëj gabime të pariparueshme,”- ka shkruar fillimisht Hyseni në Facebbok.
Tutje ai ka thënë se “Kurti ka bërë gabime të pariparueshme edhe me përkrahjen tuaj gjeneroze zoti Abdixhiku. Përkrhaja juaj e parezervë për politikat idioteske të Kurtit e Osmanit në veri të vendit gjatë dy vjetëve të kaluara, ka sjellur ‘ndëshshkimin ndërkombëtar” në Ohër. Ndëshkim, të cilin, unë, megjithate e mirëpres, ngase e pakta ndërpenë katandisjen e mëtejme të vendit tonë.”
“Ka situata politike, kur heshtja të ruanë pak kredibilitet! Mbase edhe pak ftyrë! Pra, mjaft me hipokrizi,”- ka shkruar Hyseni.