I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas përfundimit të bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër, është parë me ministrin e Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.
Escobar ka qëndruar si lehtësues i dialogut i cili zgjati më shumë se dhjetë orë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.
Escobar aktualisht është duke u takuar edhe me kryetarin e BDI-së, ALi Ahmeti.
Ndërkohë, gjatë pauzave bëhet e ditur se ka takuar Kurtin dhe Vuçiq.