Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nesër duhet me zë e figura ta bëjë të qartë se nuk e pranojmë pikën që na kërkon t’i harrojmë krimet e Serbisë mbi ne.
Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se Kurti nuk duhet ta pranoj tekstin që na kërkon me harru të kaluarën.
Sipas Kastratiti kjo i konvenon Serbisë për dy arsye, e para ka bërë gjenocid ndaj nesh, dhe e dyta me fushata e sa kanë arrit ta hedhin në gjyq qindra ushtarë të UÇK-së.
Deputeti i PDK-së ndër të tjera ka thënë se shpreson që postimet e Kurtit për Ivanoviçin e Gjingjiçin nuk janë sinjale që Kurti është pajtu që ta harroj dhe ta fal të kaluarën në emrin tonë.
Postimi i plotë i tij:
Kurti nesër duhet me zë e figurë ta bëjë të qartë se nuk pranojmë pikën që na kërkon ti harrojmë krimet e Serbisë mbi ne. Të tjerat analizohen e diskutohen!
Kurti nesër e ka më lehtë për “Zajednicēn”. Sa i përket konsumit të brendshëm (aty ku i dhemb këtij më shumê) p.sh. mundet me thënë e kanë votu ata para meje në Kuvend, etj. I bjen me i hëngër edhe fjalët e veta kundër “Zajednicês”, por nuk paraqet ndonjë problem të madh se edhe militanti i tij u mësu që ky rrenat e mashtrimet i ka sporte olimpike. Fundja, Gjykata Kushtetuese e ka thënë të vetën.
Mirëpo, Kurti nuk duhet nesër me pranu kursesi tekstin që na kërkon me harru të kaluarën.
Serbisë dihet se kjo i konvenon për dy arsye:
E para, ka bërë gjenocid ndaj nesh.
E dyta, me fushata të saj (bashkë edhe me bashkëpunëtorët e saj në Kosovë) që nga koha e UNMIK, EULEX e deri te Specialja kanë arrit ta hedhin në gjyq qindra ushtarë të UÇK-së, çdo komandant zone të UÇK-së e deri te Shtabi i Përgjithshëm i saj (aktualisht në Hagë).
Ndërkombëtaret e bënin këtë në emër kinse të drejtësisë e Serbia dihet se ku e kishte interesin. Veç drejtësi këtu nuk ka pas. Më shumë është dënuar UÇK për “krime lufte” në Kosovë se sa Serbia për komplet krimet e saj që i ka bërë në Sloveni, Kroaci, Bosnjë e Kosovë.
Ska më mirë se ky skenar për Serbinë. Ne përmes marrëveshjes ta harrojmë gjenocidin që na e bëri, kurse UÇK prej 1999 e tutje nëpër gjyqe e burgje për krime lufte! Për gjeneratat e reja: kush ishte këtu agresori e kush viktima?
Nuk mund ti harrojmë krimet ndaj nesh. Me i harru i bie me i fal. Nëse pajtohemi që ti harrojmë këto krime ndaj nesh është krim në vete. Krim që populli nuk e harron e nuk ta fal kurrë.
Kurti duhet të zgjedh a don nesër të bëj burrështetasin e ti riadresoj këto tema apo si më herët ta bëj politikanin e rëndomtë.
Shpresojmë që postimet e tij për Ivanoviçin e Gjingjiçin nuk janë sinjale që Kurti është pajtu që ta harroj dhe ta fal të kaluarën në emrin tonë!