Katër raste të kanosjes kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në komunën e Gjakovës. Policia ka njoftuar se dy raste kanë ndodhur në qytet e dy të tjera në fshatin Damjan. Tre persona janë dërguar në mbajtje.
KANOSJET:
Rr. Bardhyl Qaushi, Gjakovë 16.03.2023 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Saranda, Gjakovë 16.03.2023 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fsh. Damjan, Gjakovë 16.03.2023 – 07:50. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konfiskuar si provë materiale një thikë, poashtu palët e përfshira në rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Fsh. Damjan, Gjakovë 16.03.2023 – 18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy pistoleta dhe 30 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.