Vetëm një rast i dhunës në familje është raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Siç thuhet në raportin e policisë, rasti kishte ndodhur në Suharekë, ku është arrestuar një burrë pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një grua.
Tutje, thuhet se i dyshuari për përdorim të dhunës e ka shkelur urdhrin mbrojtës lëshuar nga gjykata kompetente, andaj me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Suharekë 16.03.2023 – 17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht e me këtë rast ka shkelur urdhrin mbrojtës lëshuar nga gjykata kompetente. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.