Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e sotme të 12-të votoi llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës për vitin 2022.
Posaçërisht mbeti enigmë se çfarë do të ndodhë më tej me të punsuarit në Gjimnazin Kiril Pejçinoviç (pika e 6 e rendit të ditës ) ,të cilëve Komuna e Tetovës ,sipas deklaratës së Bilall Kasamit (në video pamje nga ora 1:00:00-deri në 1:00:48 ) Kryetar i Komunës së Tetovës dhënë nga vetë foltorja e Këshillit Komunal Tetovë tha:
“Gjimnazi Kiril Pejçinoviç është në status të veçantë. Ministri i MASH-it duke thyer ligjin ,ka marë kompetencat e Kryetarit të Komunës ,kjo një ,dhe e dyta ke kemi ngritur Padi Aktive në Prokurorinë e Tetovës ,kundër Drejtoreshës ,të cilën e ktheu ministri ,për keqpërdorime të mjeteve të shkollës .
Nuk mundet ne pa pasur raport prej Prokurorisë ,të miratojmë një llogari përfundimtare për të cilën dyshojmë se ka keqpërdorim të mjeteve.Këshilli duhet të vendosë në një pikë të veçantë ,nëse a do e miratojë raportin ose jo …”