Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, është shprehur se kryeministri Kurti nuk prezanton dije, teksa shton se ai po mashtron qëllimshëm.
” Ai e ka kriju një opinion për shkak të kinezve të Facebook-ut që janë mundu t’a krijojnë, por edhe disa të “varfër” intelektualisht që e kanë të drejtën dhe mundësinë të flasin në media, si njeriu që po lexon apo njeriu që po dinë. Jo, ai është thjesht teknologjia e mashtrimit tij, retorika. Njerëzit me filozofi sofiste e kanë një retorikë mashtruese të përsosur. Dhe kjo konstaton në atë që ka nevojë qytetari, ku po i dhemb dhe me atë gjuhë i flet. Për këtë e kanë kriju atë opinion, me disa teori, thirrje nëpër terma filozofike. Por, jo. Ai nuk prezanton dije, kjo qeveri në përgjithësi nuk prezanton dije. Kur them dije profesionale – shkencore, për ndërtim të shtetit. Edhe në aspektin e arsimit, ekonomisë dhe vlerave të tjera që përmban”.
Sipas Berishës, Kurti “e tregon varfërinë e tij me faktin që ai nuk e ka lexu Kushtetutën e Kosovës”, duke i dhënë tutje edhe arsyet pse i thotë këto.
“Varfërinë e tij e tregoi me faktin kur tha se “unë po i shoh modelet e z. Lajçak dhe po i lexoj materialet se si i kanë zgjidh shtetet e tjera”. Pse ti ke nevojë me pa se si shtetet e tjera paskan bërë një zgjidhje për këto terma, kur ti i ke në Kushtetutën tënde. Kjo do të thotë se zotëria se ka lexu Kushtetutën fare. Ka dyshim që se ka lexu. Se po ta kishte lexu, deklaratën se shpallja e pavarësisë së Kosovës është tradhëti sepse e shmang mundësinë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë, e që ky e ka “bashkimin” veç Kosovë-Shqipëri, nuk e ka bashkimin kombëtarë me trevat që janë jashtë Kosovës. Dhe atë, pasi t’ia përgjysmon 40% të territorit”.