GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

KMDLNj-ja reagon pas vdekjes së një të burgosuri në Spitalin e Pejës

15/03/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
I arrestuari tenton të varet në Qendrën e Ndalimit, dërgohet në QKUK
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas informatave të KMDLNj-së më datë 14.03.2023, në Spitalin Rajonal në Pejë është konstatuar se i burgosuri R. M, i lindur me 21.06.1958 në Viti, ka ndërruar jetë. I burgosuri R.M.ka ardhur me sëmundje dhe komplikime të shumta shëndetësore në burg.

Tërë kohën është trajtuar nga mjekët e Stacionarit në Burgun e Dubravës dhe nga konsultantët si dhe sipas rekomandimeve të specialistëve të lëmisë.

Dje, gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me simptome se ka pësuar në sulm në zemër.

Të dënuarit R. M. i është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku

kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut duke iu dhënë ndihma adekuate, re animimi kardiopulmonr tërë kohën.

Përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të emergjencës në SP në Pejë, i burgosuri nuk arriti të mbijetojë sulmit.

Të ndjerit i janë përfunduar procedurat e parapara ligjore për vdekje e të burgosurit dhe pastaj është dërguar për autopsi që do të verifikohet shkaku i vdekjes.

Pas të gjitha rasteve të vdekjeve të të dënuarve, kemi reagime të shumë institucioneve por nuk kemi pasur deri më tani asnjë iniciativë të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese ose që do të ndikonte pozitivisht tek këto raste ose të ngjashme. KMDLNj-ë e ripërsërit kërkesën që të burgosurit me diagnozë terciare, me sëmundje të pashërueshme duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit apo t’iu mundësohet trajtimi mjekësor që ia siguron familja nëse kanë mundësi materiale apo pranojnë të kujdesen për të por se mungon një bazë ligjore për këtë.

Nuk është rasti i parë e nuk do të jetë as i fundit që të burgosurit, pa asnjë shpresë për shërim mbahen në burg ku edhe vdesin e që përgjegjësia i adresohet, pa të drejtë dhe vetëm Shërbimit Korrketues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve. Ndërprerjes së dënimit për shkaqe shëndetësore dhe të moshës duhet t’iu nënshtrohen vetëm rastet që për shkak të natyrës së veprës, nuk mund të lirohen por se konsiderohet si zgjidhje e përkohshme. Pasi mungon baza ligjore për këtë,

KMDLNj do ta përkrahë çdo nismë për ndryshim të Ligjit që e mundëson këtë ndërprerje të dënimit për shkak të gjendjen shëndetësore apo të moshës. Dhe , është koha kur institucionet përgjegjëse duhet të angazhohen të pëmbushin këtë hapësirë ligjore që të gjithë ata që kanë sëmundje të pashërueshme të lirohen nga vuajtja e dënimit deri në shërim të sëmundjes, të cilën nuk ka mundësi ta bëjë në institucionet korrektuese.

KMDLNj i shpreh ngushëllim familjes së të ndjerit dhe vlerëson përpjekjet e Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve që, në kuadër të kushteve dhe mundësive që i ka po bën përpjekje maksimale të mbrojë shëndetin e personave të privuar nga liria.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nevojë urgjente që brenda hapësirave që i ka ta ketë një spital për trajtimin e të burgosurve me të gjitha profilet profesionale të nevojshme për këtë .

Ka hapësirë të mjaftueshme dhe nuk duhen mjete të mëdha për këtë. Të gjitha përpjekjet për të bërë zgjidhje deri më tani janë të dështuara sikur që është Instituti për Forenzikë Psikiatrike apo dhomat për të burgosur në QKUK –së .

Tags: KMDLNJSpitali i Pejes
ShareTweetShare
Previous Post

Gjykata ia zgjat paraburgimin Sllagjan Trajkoviqit edhe për dy muaj

Next Post

Prishtina, Gjilani e Vushtrria shkojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Next Post
Prishtina në krizë, paralajmërohen blerje e shitje në janar

Prishtina, Gjilani e Vushtrria shkojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.