Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se një burrë në Suharekë ka raportuar se është sulmuar nga djali i tij dhe se përveç tij dyshohet se ka sulmuar edhe tre persona të tjerë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë të martën ka raportuar se është sulmuar nga djali i tij.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari ka sulmuar edhe tre persona të tjerë dhe se ky rast është hapur si “Dhunë në familje”.
Ndërkaq i dyshuari është ende në arrati.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe personave të tjerë. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.