Kupa e Kosovës zhvillon sot (e mërkure) fazën çerekfinale, me disa ndeshje derbi.
Për këtë rreth, vëmendja do të jetë në duelin mes Prishtinës dhe Ballkanit, si përballja më e zjarrtë.
Sfidë interesante është edhe ajo në Mitrovicë, ku Trepça ’89 e pret Gjilanin dhe që të dyja synojnë të kalojnë në gjysmëfinale.
Nuk duhet humbur as ballafaqimin që luhet në Podujevë, aty ku Llapi është nikoqir i Malishevës.
Ndeshja tjetër është ajo në mes të Vushtrrisë dhe Beharit.
Që të gjitha këto përballje fillojnë në ora 13:00.