Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 26 raste të reja me COVID-19 nga 362 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor nuk janë regjistruar viktima nga COVID.
Rastet e reja janë shënuar 14 në Tiranë, 6 në Dimal, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Patos, Himarë.
Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,904 që nga fillimi i epidemisë.