Një tjetër tërmet ka goditur Turqinë rreth orës 18:00 sipas orës lokale në Turqi.
Tërmeti ka ndodhur në Kahramanmaras me magnitud 4.9, tërmeti i cili ka ndodhur në po të njejtin vend ku ndodhi tërmeti shkatërrues më parë në Turqi ku la të vdekur më shumë se 45 mijë veta, shkruan Gazeta Papirus.
Për informacione tjera rreth tërmetit do të njoftoheni me kohë, ku për momentin nuk ka ndonjë lajmërim për lëndime ose të vdekur.