Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një përgjigjje dërguar Radio Evropës së Lirë, kanë thënë se presin që në Ohër, më 18 mars kur pritet të takohen Kurti e Vuçiq, të ketë dakordim të palëve për ta zbatuar planin e bashkimit evropian, për të cilin Kurti u dakordua në Bruksel.
“Që kjo të ketë sukses, të dyja palët duhet të pajtohen të zbatojnë marrëveshjen”, thanë nga Ambasada gjermane në përgjigjen dërguar REL-it.
Sipas ambasadës, takimi i ri në Ohër, shënon një hap të rëndësishëm, drejt te tejkalimit të pengesave.
“Raportet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të paraqesin pengesë. Takimi i ri i nivelit të lartë në Ohër shënon një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të kësaj pengese dhe avancimit në rrugën evropiane”, thanë nga Ambasada gjermane.
Kujtojmë se Kurti e Vuçiq, u pajtuan në Bruksel, për marrëveshjen e propozuar nga BE.