Një i burgosur ka pësuar lëndime trupore pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga një tjetër i burgosur në Dubravë.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:35.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima janë të burgosur në Burgun e Dubravës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është inicuar si më lartë me vendim të prokurorit.