Sot janë bërë tri vjet që nga paraqitjet e rasteve të para me Covid-19 në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi në Facebook thotë se shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit përgjatë kësaj kohe, raporton Gazeta Papirus
Shkrimi i plotë:
Sot më 13 mars, para tre viteve, patëm njoftuar për dy rastet e para të corona virusit në Kosovë.
Shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit përgjatë kësaj kohe. Shumëkush u ndikua në mënyrë dramatike.
Në sytë dhe mendjet e të gjithëve janë fytyrat dhe emrat e mjekut apo mjekes që u gjend para secilit pacient, në ato çaste të ankthit, pasigurisë dhe vështirësive shëndetësore.
Si kurrë më parë të gjithë ju ishim falenderues për çka bënë për qytetarët.
U jemi falenderues përjetë personelit shëndetësorë. I mbrojtën jetët e secilit duke vënë të tyren në dispozicion.
Me respekt e dhimbje të thellë kujtojmë sot të gjithë mjekët, infermierët, stafin ndihmës shëndetësor që nuk janë në mesin tonë si pasojë e virusit Covid-19.
Sakrifica e tyre deri në vetëmohim duhet të jetë detyra jonë për t’u angazhuar pa u ndalur për sistemin shëndetësor të vendit tonë.