Hakif Gashi largohet nga posti i presidentit te klubit. Lajmin për ATV e ka konfirmuar vet Gashi.
Sipas tij arsyeja e dorëheqjes së Gashit ka ardhur për shkak të mos dakordimit dhe mosgatishmërisë të disa aksionarëve që të arrijnë kompromis për reformimin e klubit.
ATV gjithashtu ka siguruar fletëdorëheqjen e Gashit nga ky post.
Ndryshe, Hakif Gashi ishte emëruar në krye të klubit të Prishtinës para fillimit të këtij edicioni, derisa klubi me të në krye, synim kishte riformin dhe rikthimin e Prishtinës në majat e futbollit kosovar.
Por, për shkak të mos akordimit të tij me aksionarët tjerë, kanë ardhur deri te marrja e këtij vendimi.