Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka pasur kritika të shumëta për partinë në pushtet.
Sipas tij, propozimi i Vetëvendosjes për të formuar një komision hetimor në lidhje me hetimin e dhunës në familje si dhe vrasjeve që kanë ndodhur si pasoj e saj, është absurd.
Tahiri ka thënë se një komision i tillë do të kishte sens, sikur të propozohej nga opozita. Ndërsa pushteti sipas tij, nese i bie puna të luftoj dështimet zingjirore, duhet të shkarkoj ministrat, që i ka emëruar vet.
“Ato që u diskutua në kuadër të këtij takimi ishte edhe një iniciativë nga VV-ja për themelimin e një komisioni hetimor për hetimin e dhunës në familje dhe vrasjes së tyre. Sikur ky komision të propozohej nga opozita do të kishte kuptim, kjo të propozohet nga pushteti është e tmerrshme. Kjo qeverisje tash e dy vite ka dështuar në shumë hallka”
“Kur vjen puna që pushteti të propozojë komision hetimor i bie që duhet t’i shkarkojë ministrat e dy dikastereve përkatëse”- tha Tahiri.
Tutje Tahiri ka pasur kritikë të fortë edhe sa i përket nenit 7 të marrëveshjes, për të cilen u dakordua Kurti në Bruksel.
“Vetë institucionet e Kosovës në një formë po e kontestojnë shtetësinë tonë. Neni 7 po e etablon atë që do të ndërtohet e që ka me qenë autonomia e serbëve. Nuk është Asociacioni më çështje, është neni 7, është autonomia që ne e marrim si obligim ndërkombëtar”- ka shtuar tutje ish ministri i drejtësisë.