Shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës janë në udhëtime këtë javë.
Si rezultat, këtë javë nuk do të ketë seancë të Kuvendit.
Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“U konfirmua se në këtë javë nuk do të këtë seanca plenare sepse dy delegacione të vendit do të jenë në udhëtime jashtë vendit. I bije që seancat e radhës i bie që të jenë në javën e ardhshme. Të gjitha komisionet do te vazhdojë mbledhjet”, tha ajo.
Mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë sipas orarit.