Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave sonte në dalje të austrostradës Prizren-Jug.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi theksoi se dy prej personave të lënduar janë zyrtarë policor të cilët pas punës ishin duke u kthyer në shtëpi.
“Ju informojmë se rreth orës 20:10 në dalje të autostratës Prizren Jug ka ndodhur një aksident në mes dy veturave civile. Në njërën nga veturat kanë qenë duke udhëtuar zyrtarë policorë të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civilë. Zyrtarët policorë të lënduar janë jashtë rrezikur për jetë, por dyshohet për lëndim të rëndë për njërin nga zyrtarët”, tha Bytyqi.