Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar të dielën gratë e kësaj partie.
Sipas një njoftimi në Facebook, Haradinaj me gratë dhe vajzat ka biseduar për zhvillimet politike në vend si dhe për rolin e Gruas në Aleancë e institucione.
“Aleanca e Gruas së Kosovës e kryesuar nga Diellza Kukaj dhe shumë zonja të respektuara, po kthehet në shpresë për gratë e Kosovës. Isha i nderuar që bashkërisht të diskutojmë për zhvillimet politike në vend, ato në AAK dhe për rolin e Gruas në Aleancë dhe në institucione. Shpreha mirënjohjen dhe admirimin për punën e palodhshme, në shtëpinë e përbashkët, në Aleancë”.
Haradinaj ka thënë se AGK ka shpalosur vizionin e saj në raport me interesat e grave, përfaqësimin e barabartë në çdo instancë politike, shoqërore dhe institucionale.
“AGK do të jetë aktive në promovimin e barazisë gjinore dhe kërkuese e pandalshme në eliminimin e çdo forme të diskriminimit apo pabarazisë, si në punësim, ashtu edhe në përfaqësim. Unë personalisht dhe AAK, gjithmonë kemi pasur kujdes në raport me rolin e gruas në parti, në shoqëri dhe në institucione. Përfaqësimin e gruas e konsiderojmë të domosdoshëm për të siguruar funksionim normal të demokracisë dhe kjo bëhet përmes partive politike. Gruaja në Aleanca ka pasur, ka dhe do ta ketë vendin meritor dhe respektin maksimal”