Ura e fshatin Berzane në Lezhë është fundosur duke izoluar të gjithë fshatin. E ndërtuar gjatë fushatës elektorale në vitin 2021, ura është shembur duke lënë 6 familje të ‘ngujuara’.
Prurjet e shumta të përroit gjatë reshjeve të dendura te shiut të së premtes, sollen demtimin e urës në këtë zonë. Në këto kushte banorët nuk kanë asnjë mundeëi kalimi dhe kërkojnë nderhyje të shpejtë për të dalë nga izolimi.
Autoritetet lokale kanë inspektuar nga afër gjendjen e urës dhe kanë premtuar se do të zgjidhet.
Fshati Berzhan veçmas izolimit nga ura, i mungojnë dhe rrugët apo qendrat shëndetësore