Kënga “Duje” e Albina dhe Familjes Kelmendi është renditur mes këngëve më të klikuara të cilat janë realizuar me videoklip në Eurovision.
Videoklipi i këngës është realizuar para dy ditësh dhe ka arritur të grumbulloj në platformën ‘Youtube’, rreth 150 mijë klikime.
Duke u radhitur kështu ndër të parat me numër të shikimeve në Youtube në kanalin zyrtar të Eurovizionit.
Klipi jepi një emocion familjar duke shprehur përmes saj afrinë dhe dashurinë familjare.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u hodh edhe shorti, ku u përcaktua se Shqipëria do të këndojë në natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2023 që do të zhvillohet në Liverpool, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.
‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit, ndërsa më herët u publikua edhe logo, e cila ishte një bashkim i ngjyrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës.