Pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Ermiona Lekbello ka dhënë një rrëfim për jetën e saj, ku ka treguar detaje nga jeta e saj, të cilat nuk i kishte bërë publike deri më sot.
Ermiona ka treguar për vështirësitë që ka kaluar gjatë shtatzënisë, të cilën e ka kaluar vetëm pjesën më të madhe të kohës, gjë e cila nuk ka qenë aspak e lehtë për të siç tregon ish-konkurrentja e Big Brother Vip.
“Unë kam zgjedhur të jetoj vetëm dhe më pëlqen qetësia ime, mbase kjo ishte arsyeja pse u largova nga Big Brother se mbase nuk kisha ndonjë kimi të fortë me personat që ishin brenda. Unë e kam kaluar shtatzëninë në Amerikë dhe Elisa ka lindur në Los Angelos, ishte momenti më kulminant i imi, do e përsërisja 100 milion herë të tjera sepse vajza ime nuk është vetëm dashuri pa kushte por është edhe mësuesja ime për shumë gjëra më ka bërë të përgjegjshme në jetë. Elisa është mikja, motra mamaja ndonjëherë bëhet edhe burri i Jonës. E përjetova shtatzëninë pa prindërit e mia afër por kisha njerëz të mirë që më ndejtën afër në ato moment dhe Amerika të jep mundësi që ta përballosh, nuk ishte aq e frikshme sa e mendova. Ishte një eksperiencë që më dha pjekuri në një moshë të vogël. Ishte edhe babai i Elisës por ai punonte në një vend shumë larg dhe Elisës iu përkushtova unë 80%.”- tha Ermiona Lekbello në TCH.