Liverpooli është mposhtur nga Bournemouthi 1-0 në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Pas 28 minutash lojë, Cherrys kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Philip Billing, ndërsa Da Ouattara ishte asistuesi.
Me këtë rezultat dy skuadra shkuan në pushimin mes pjesëve.
Në 45 minutat e dytë, Liverpooli fitoi një penallti, por nuk ia dolën ta konvertonin në gol.
Ishte minuta e 69-të e ndeshje, kur Mohamed Salah e mori përgjegjësinë të gjuante nga pika e bardhë, por që topi përfundoi jashtë.
Përkundër angazhimit të madh të lojtarëve të Liverpoolit, ata nuk ia dolën të fitonin së paku një pikë, duke u larguar të mposhtur nga kjo përballje.
Pas javës së 27-të, Liverpooli gjendet në vendin e pestë me 42 pikë, ndërsa në xhiron e 28-të përballen me Manchester Cityn.