Një person në Sllatinë të Fushë Kosovës dje u nervozua fort me një gjobë që policët i shqiptuan për kundërvajtje në trafik.
Siç bën të ditur policia, i njëjti është arrestuar pasi është ndaluar me veturë dhe i njëjti ka penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë.