Një foshnje dymuajshe ka vdekur të premten në mëngjes.
Policia njofton se rrethanat e vdekjes janë të panjohura, andaj edhe është duke u hetuar rasti, përcjell KlanKosova.tv.
“Në rrugën ‘Muhamet Haxha’, viktima mashkull kosovar (foshnje-dymuajshe) në rrethana deri më tani të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.