Policia e Kosovës përmes një postmi në facebook ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri nga një person i dehur në Prizren.
Sekuestrimi i armëve nga i dyshuari, sipas Policisë, është bërë i mundur pas një hetimi lidhur me disa të shtëna të ndodhura ditë më parë mbi fshatin Planej (Prizren), ku hetuesit kishin gjetur 12 gëzoja të kalibrit të panjohur.
“Sot me datë 10.03.2023, pas një pune operative dhe hetimore, Sektori i Hetimeve , Stacioni Policor Prizren, ka arritur që të identifikoj personin e dyshuar i cili ka gjuajtur me armë zjarri si dhe të siguroj prezencën e tij. I dyshuari në deklaratën e tij pranon se në kohen, vendin e larte cekur ka shtënë me armë”-thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se i dyshuari në deklaratën e tij pranon se në kohen, vendin e larte cekur ka shtënë me armë.