Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pritur nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kujtojmë, që AAK-ja i ka dhënë përkrahje propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçaku një ditë më parë është takuar edhe me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, takime të cilat i ka cilësuar konstruktive në procesin e dialogut.