Një mësimdhënës në një shkollë në Skenderaj ka raportuar në Polici se teksa po kontrollonte një nxënës ka gjetur një pistoletë.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe të prindit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë:
“Ankuesi kosovar mësimdhënës në shkollë ka njoftuar se gjatë kontrollit tek një nxënës ka gjetur një pistoletë. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë sekuestruar pistoletën së bashku me dy fishekë. I dyshuari (i mitur) është intervistuar në prani të avokatit dhe prindit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi PK.