Këshilli i Ministrave të BE-së, do të mblidhet sot, ku në rend të ditës është edhe leximi i parë i aprovimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kështu ka njoftuar Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha.
Sipas tij, Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Lajm i shkëlqyer, Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha në një postim në Facebook.