Skuadra e Milanit është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Shtatë herë kampioni i Evropës, ka eliminuar në 1/8 e finales skuadrën e Tottenhamit duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 1-0.
Ndeshja e sotme në Londër përfundoi me barazim 0-0 por Milani kalon tutje falë fitorës në “San Siro” me golin e Brahim Diaz.
Në këtë ndeshje Milani zhvilloi në lojë të bukur në mbrojtje duke mos lejuar Tottenhamin të krijonin shumë raste, ndërsa herë pas here kampioni i Italisë rrezikonte me anë të kundërsulmeve.
Vlen të përmendet se Totternhami nga minuta e 77-të ishte me një futbollistë më pak, pasi Gabriel Romero u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar nga loja pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Theo hernandezit.