Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk bën të themelohet para marrëveshjes finale me Serbinë, pasi që sipas tij, ky do të ishte një gabim i madh.
Kështu ka thënë ai në emisionin “Context” me Leart Hoxhën në ATV, transmeton Klan Kosova.
“Në Ohër duhet shkuar me pozicionin tonë që marrëveshja është e konstruktuar kështu: Ndodh njohja de-facto dhe pastaj Kosova ia gjen modusin asociacionit. Nëse nisemi prej të kundërtës, Kosova pëson dhe dëmtohet dhe është gabim të pozicionohemi ashtu”, ka thënë Konjufca.
“Pra, kurrgjë duke dhanë më shumë se sa Gjykata Kushtetuese që ka dhënë, na me mujt me e kapë njohjen De-Facto prej Serbisë që do të ishte një ecje përpara. Por, unë mendoj se kjo nuk do të ndodh për arsye se Serbia nuk do ta pranojë këtë, se se ajo i qet në peshore, sa peshon me e njoftë Kosovën de-facto dhe pas njohjes de-facto, cilat janë perspektivat e Serbisë, çka mundet me fitu Serbia, çfarë lloj të mekanizmit në Kosovë. Unë mendoj që mundet me e kriju një forum të Komunave Serbe, ku ata mblidhen dhe ata folin për problemet e tyre”.