Dita e Gruas sot në Kosovë ka filluar me protestë para Pallatit të Drejtësisë. Me pamflete në duar, “Marshojmë, s’festojmë” nga hapësirat e Pallatit nisen marshin protestues përmes te cilit kërkuan drejtësi për gratë e dhunuara. “Vrasjet e grave janë të paralajmëruara”, “Siguri për gra në hapësira private e publike”, “Poshtë patriarkati”, “Edhe sa gra të vrara”, janë disa nga pamflet që e përfaqësonin ketë proteste.
Elmedina Hajdari e mbijetuara e dhunës në familje, tha se sot përmes kësaj proteste kërkon drejtësi për të gjitha gratë e dhunuar të cilat shpesh bëhen siç tha ajo fajtore për dhunën që përjetojnë.
Ajo tha se për shkak të neglizhencës nga Policia dhe Prokuroria shumë raste te raportuara të dhunës nuk janë hapur. “Si e mbijetuar e dhunës në familje, kam raportuar rastin në vitin 2021 dhe ka 2 vite që po luftoj për drejtësi. Unë jam dëshmitare e neglizhencës, mosbesimit dhe padrejtësive të vazhdueshme që u bëhen grave nga Policia, Prokuroria e Gjykata.
Mjafton tu përmendi gë në polici janë shumë raste që nuk janë hapur për shkak të neglizhencës të Policisë dhe Prokurorisë”, tha ajo.
Hajdari u shpreh se përkundër provave te mjaftueshme Gjykata Themelore ne Drenas ish bashkëshortin që ndaj saj ushtroi dhunë sistematike e dënoi me dënim të ulet. Ajo u shpreh se aktualisht është në pritje të vendimit nga gjykata për dhunën që vëllai i ish-bashkëshortit kishte ushtruar ndaj saj, për çka pret dënim meritor.
Hajdari theksoi se nëse nuk ka drejtësi ne Kosove lenden e saj do ta dërgojnë në organet e drejtësisë jashtë vendit. Hajdari po ashtu kërkoi mbështetje për luftën e grave për të jetuar pa dhune. Marshi protestues i cili nisi nga Pallati i Drejtësisë ka vazhduar drejt objektit te Qeverisë së Kosovës.