Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj tha se Shqipëria është aleat i çmueshëm me histori të gjatë të daljes ballë dhe në përkrahje të aleatëve të NATO-s dhe parnterëve të saj.
“Ne u pajtuam në rëndësinë e prezencës së NATO-s në regjion, përfshirë misionin paqësor të KFOR-it në Kosovë dhe zyret tona në Sarajevë dhe Beograd”, tha ai duke përmendur edhe procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
“Mirëpres progresin që është arritur në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Shpresoj për angazhime të mëtejshmë konstruktive në javët e ardhshme.
NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, tha Stoltenberg.
“Keni kontribuar në forcat multinacionale në Letoni dhe Bullgari në ndihmë të pengimit të secilit agresion. Forcat e juaja shërbejnë në misionin paqësor të NATO-s në Kosovë dhe misionin tonë në Irak. Shqipëria luan rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, një regjion me rëndësi strategjike për NATO-n”, thotë Stoltenberg, shkruan Klankosova.tv.
Ai nënvizoi shumë nga kontributet e Shqipërisë si të fuqishme për Aleancën.
“Sigurisht, NATO është e përkushtuar ndaj Shqipërisë. Aleatët qëndruan me ju gjatë sulmeve kibernetike në vitin e kaluar”, tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm tregoi se temë e diskutimit pos agresionit rus në Ukrainë dhe vazhdimit të mbështjes të Ukrainës, ai përmendi edhe përkushtimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.