Neymar është kundër largimit nga Paris Saint-Germain këtë verë, pavarësisht se sezoni i tij 2022-2023 u ndërpre për shkak të një dëmtimi të rëndë.
PSG po planifikon të dëgjojë ofertat për Neymar gjatë verës, por vetë lojtari nuk është gati të largohet nga klubi, sipas L’Équipe, shkruan Goal.
31-vjeçari është i vendosur në Paris dhe ka ende një kontratë deri në vitin 2027, me dëshirën e tij për t’u “rikthyer më i fortë” pasi u përjashtua për katër muajt e ardhshëm për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.