Familjarët, kolegët e miqtë e afërt të tashmë të ndjerit janë shokuar me vdekjen e Art Kurtit të cilin e kanë cilësuar të urtë dhe që nuk ka pasur ndonjë problem të madh me askënd.
I kontaktuar nga “lajmi.net”, miku i tij i afërt njëherësh kolegu dhe vendasi, Edi Kastrati ka folur nën emocione për humbjen e Artit.
Ai ka thënë se e ka njohur atë si djalë i cili asnjëherë nuk ka folur për plane të këqija dhe se ishte shumë i hareshëm, kontakti i fundit i tij me Artin ishte para disa ditësh.
“Kontakti i fundit para 3, 4 ose 5 dite. Kurrë asnjëherë nuk me ka fol për ndonjë problem, përkundrazi është mundu me qenë gjithmonë i hareshëm. Nuk është që ka fol ndonjëherë për plane të këqija, përkundrazi për ato të mira gjithmonë” tha ai.
I pyetur nëse i ndjeri ka pasur ndonjë problem me dikë, Edi është shprehur i bindur ka treguar se kolegu i tij nuk ka pasur probleme të tilla.
“Me sa di unë nuk ka pas ndonjë problem me askënd, sidomos probleme që të sjellin deri tek vrasja, ndoshta u fjalos me ndonjë shok aty këtu amo, jo jo…..”, ka përfunduar ai.