Zyrtarisht, Hakimi tani akuzohet për përdhunim pas ankesës ndaj tij nga një vajzë 23-vjeçare, e cila pretendon se maroken i PSG-së ka abuzuar ndaj tij seksualisht dhe tashmë është vënë nën mbikëqyrje gjyqësore.
Nëna e ndërkombëtarit markoen foli për herë të parë publikisht për akuzat ndaj tij, duke shprehur besimin e saj për pafajësinë e tij.
“Zemra ime thotë se Achraf është i pafajshë. Ai është një djalë i arsimuar mirë. Ai nuk e meriton atë që po i ndodh. Unë fola me djalin tim dhe ai u betua se nuk kishte bërë asgjë. Si mund ta akuzojmë për përdhunim kur atë natë ai ishte në shtëpi me gruan e tij, ku ka shumë kamera vëzhgimi të instaluara”, tha nëna e lojtarit të PSG-së.