Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka reaguar në lidhje me qeverisjen aktualte të Shpejtim Bulliqit në komunën ku ai ishte kryetar.
Qeverisjen e Bulliqit, Veliu e ka quajtur qeverisje përmes skandaleve.
‘’ Për më shumë se dy vjet në krye të Komunës kryetari aktual, i cili u promovua jo me fuqinë e lidershipit, por me fuqinë e grushtave ndaj një zyrtari komunal, vazhdon të qeverisë përmes skandaleve.
Përplasjet e vazhdueshme me anëtarët e ekzekutivit, ngarkim-shkarkimet e drejtorëve më nuk përbëjnë lajm në qeverisjen komunale.
Në mungesë të vizionit qeverisës, projekteve dhe rezultateve, e vetmja gjë që prodhon kryetari aktual janë skandalet e vazhdueshme, duke shpërfaqur egon e tij të sëmurë kudo’’, ka shkruar ai.
Më tutje Veliu, e konsideron Bulliqin si kryetar aksidental, ku me projektet e LDK-së, rrah gjoks e i ka përvetësuar si të vetat.
‘’Me logjikën e mashtrimit, kryetari aksidental i Podujevës vazhdon të rrah gjoks me projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së, duke i përvetësuar e promovuar si të vetat.
Propaganda dhe zhurma e ushtrisë së rrugës, të instaluar në Komunë, nuk e mbulojnë keqmenaxhimin dhe abuzimin e kryetarit aktual me administratën komunale, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe infrastrukturën’’, ka shkruar deputeti.
Postimi i plotë:
Pushtetin e morën nga rruga, prandaj qeverisin me logjikën dhe formulën e rrugës.
Për më shumë se dy vjet në krye të Komunës kryetari aktual, i cili u promovua jo me fuqinë e lidershipit, por me fuqinë e grushtave ndaj një zyrtari komunal, vazhdon të qeverisë përmes skandaleve.
Përplasjet e vazhdueshme me anëtarët e ekzekutivit, ngarkim-shkarkimet e drejtorëve më nuk përbëjnë lajm në qeverisjen komunale.
Në mungesë të vizionit qeverisës, projekteve dhe rezultateve, e vetmja gjë që prodhon kryetari aktual janë skandalet e vazhdueshme, duke shpërfaqur egon e tij të sëmurë kudo.
Me logjikën e mashtrimit, kryetari aksidental i Podujevës vazhdon të rrah gjoks me projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së, duke i përvetësuar e promovuar si të vetat.
Propaganda dhe zhurma e ushtrisë së rrugës, të instaluar në Komunë, nuk e mbulojnë keqmenaxhimin dhe abuzimin e kryetarit aktual me administratën komunale, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe infrastrukturën.
Qytetarëve nuk iu desh shumë që ta kuptojnë se Llapi ka rënë në duar të një mashtruesi, që po e ka vështirë të konsolidojë grupin, prandaj çdo ditë shqelmon drejtorë, që mund ti bëhen pengesë e lojërave të pista dhe abuzive me pushtetin.