Diktatori Edi Rama ka 25 vjet në politikë, nga të cilat 23 vjet në pushtet. Më shumë se Sali Berisha (12 vjet) dhe Ilir Meta (8 vjet) bashkë.
Në 25 vjet në politikë, Edi Rames nuk i numërohet dot asnjë rekord pozitiv. Në 11 vjet si Kryetar Bashkie i Tiranës, tiranasit kur i pyesje se çfarë ka bërë Edi Rama për Tiranën, numëronin vetëm pastrimin e Lanës nga kioskat, por që realisht për atë Edi vet thoshte se më detyron Iliri ta pastrojë Lanën, ndaj ju të dashur bisnesmen mos u merzisni se do ua jap në vend tjetër këtë që po ju prish dhe me shumë se kaq.
Në 25 vite politike në ndryshim nga Sali Berisha që ka të firmosur anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave, dyfishimin e pagave dhe pensioneve, 11 mijë kilometra rrugë, 7 milionë rrënjë ullinj që sot janë në prodhim, gazsjelljesin TAP, projektin Shqipëria fuqi energjitike rajonale dhe shumë të tjera, Edi Rama për besë nuk ka asnjë rekord pozitiv.
Çdo realist do të thoshte se Edi Rama ka dështuar, por e vërteta është që ai ka bërë gjithçka me planifikim prej sa hyri në politikë. Ai ka ardhur për të vjedhur e shkatërruar.
Për të shkatërruar Tiranën historike, për të vjedhur paratë e shqiptarëve, për të shpopulluar vendin si pjesë e projektit serb të Çubrilloviçit, për të shkatërruar shtetin shqiptar dhe pluralizmin politik, rrjedhimisht për të sjellë sërish diktaturën.
Sot Edi Rama është në prag të finalizimit me sukses të projektit të tij antishqiptar, por përballë i doli idealisti dhe patrioti më i madh i këtij vendi qe edhe pse kish nisur rrugën për të mbyllur karrierën e tij politike u kthye edhe njëherë për Shqipërinë dhe për dinjitetin e çdo shqiptari, përfshirë dinjitetin e tij dhe familjes së tij.
Diçka që mediokri Rama, nuk e pati llogaritur kurrë.
Më i vendosur se kurrë, më i pregatitur se kurrë Prof. Dr. Sali Berisha është makthi i Edi Rames sot. Padiskutim me dhimbje koke ka bërë Xhorxh Sorosin dhe Aleksander Vuçiçin bashkë.
Kushdo që me naivitetin apo ligësinë e vet ka thënë se ata janë bashkë, se Rama dhe Berisha mbajnë njeri-tjetrin, dje u konfirmua se nuk janë bashkë. Nuk kanë qenë kurrë realisht, por gjjthsesi dhënia e vulës Alibashëbardhëve tregoi qartësisht se nuk janë bashkë dhe se Edi Rama i trembet vetëm Sali Berishës.
Prof. Dr Sali Berisha me energjitë e tij të pashtershme që i burojnë nga dashuria për Shqipërinë përfshirë Kosovën, u ngrit në lartësinë e idealeve njerëzore, ngadalë por i sigurt në çdo hap të hedhur pas 20 majit 2021. Me qetësi e vendosmeri arriti të ringrinte opozitën e goditur fort prej korruptorit dhe të korruptuarit Edi Rama me McGonigalin e Xhorxh Sorosin.
Sot më shumë se kurrë Edi Rama që ka 23 vjet në pushtet e di se shqiptarët duan në krye të opozitës një lider të fortë, një burrë shteti, një njeri qe ka treguar se nuk terhiqet! Një njeri që nuk i tradhëton kauzat. Një njeri qe e ka mundur Ramën dhe ka aftësinë, pjekurinë për të ndërtuar serish një ekip vlerash për ta mundur serish Edi Ramën, sot diktator.
Sot njerezit e dinë se e keqja e ketij vendi ka emër dhe ai quhet Edi Kristaq Rama, ndaj ata duan në krye një trim që nuk terhiqet, që nuk bën pazare, që nuk tradhëton dhe janë të gatshëm të bashkohen.
Një ndërthurje e profesionalizmit dhe energjisë rinore me pjekurinë dhe eksperiencën e të vjetërve, do të jetë alternativa që do i bëj shqiptarët të derdhen shesheve të vendit dhe drejt qendrave të votimit për t’i dhëne përgjigjen e merituar diktatorit dhe burgun si fundi i tranzicionit 33 vjeçar ku komunistet e mbajtën vendin.
Këtë Sali Berisha ka dëshmuar se e ka bërë në 2005 dhe e ka projekt sërish për të përmbysur bijtë e etërve mizor e për t’i çuar prapa hekurave.