Edinson Cavani ka reaguar pasi ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe u bë golashënuesi më i mirë i klubit.
Cavani cilësohet si një legjendë e klubit parisien, pasi deri mbrëmë ka qenë golashënuesi më i mirë i klubit.
Me 200 gola në 301 ndeshje ai mbante stafetën e golashënuesit më të mirë me kampionin francez.
Por, tashmë ai epitet i takon yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
24 vjeçari në ndeshjen ndaj Nantes shënoi golin e tij të 201 në 234 ndeshje sa ka zhvilluar në total.
Pasi Mbappe arriti të thyej atë rekord reagoi edhe Cavani.
“Urime Kylian Mbappe për rekordin tuaj të ri me PSG – Paris Saint -Germain. Një përqafim”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Mbappe këtë verë vazhdoi kontratën me parisienët deri në vitin 2025.