zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili deklaroi për Indeksonline se një femër ka humbur jetën nga ky aksident dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Me datën 04.03.2023, rreth orës 21:45, në Autostradën “Ibrahim Rugova” në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femër) ka humbur jetën, dhe 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Të involvuara në këtë aksident janë dy automjete. Në vendngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të PK-së dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë poashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet” deklaroi Hoxha.
Ai shtoi se aksidentet janë duke u bërë shqetësuese, duke apeluar për kujdes të shtuar.
“Aksidentet me pasoja fatale kanë qenë tepër shqetësuese kohët e fundit, andaj për të shmangur humbjen e jetëve njerëzore apelojmë për kujdes më të madh dhe respektim të ligjit në trafik” përfundoi Hoxha.