Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Të dyshuarit shpesh herë arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, duke mos u arritur që të identifikohen nga Policia, por kështu nuk ndodhi dje në Fushë Kosovë.
Sinjali mëson se marketi ‘Viva Fly’ në rrugën ‘Dardania’ gjatë ditës së djeshme ka qenë cak i vjedhjes nga një person.
38-vjeçari i cili u zbulua, dyshohet se ka vjedhur mbi 150 pashteta të llojit ‘Argeta’ e të cilat kapin vlerën e rreth 160 eurove.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar lidhur me rastin.
pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.