Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar sot familjen e dëshmorit Imer Shala në Miradi të Epërme të Fushë-Kosovës.
Ai ka thënë se pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin ata që u flijuan për liri.
Mehaj çmoi lartë kontributin e dëshmorit Imer Shala, teksa tha se vepra e tijë dhe bashkëluftëtarëve të tijë do të jetojë përgjithmonë.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës në radhët e saj kishte vajzat dhe djemtë më të mirë, të cilët e donin jetën por më shumë se jetën e donin atdheun e lirë. Kështu i edukoi ata ky truall, ky vend i cili nuk duron shtypjen dhe të cilin me shekuj provuan ta përvetësojnë pushtuesit e armiqt, por që nuk ia arritën, fundin atyre ua tregoi UÇK-ja me luftëtarët e saj”, shkroi ai në Facebook