Luiz Ejlli konkurenti që bëri për vete shqiptarët në këtë sezon të “BBV” mendon se të shtunën mund të lërë përfundimisht shtëpinë.
Ai mendon se do ketë edhe për të një zarf të zi për shkak të debatit që pati me Eva Alikajn, ish banoren e “BBV”, që u skualifikua nga vëllai i madh për shkak të agravimit të situatës me Luizin, ku kjo e fundit i tha “ta çaj kafkën”.
Luizi, gjatë një bisede me Tan Brahimin, u shpreh se e ka kapur një tip sikleti nga kjo gjë.